INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 'andiamo' në 'bye bye'! Capital T i tha se u bë i famshëm falë tij, Ardian Bujupi i lë 'takim' për t'u sqaruar: 'Mos flit pas shpine ...'

Nga 'andiamo' në 'bye bye'! Capital T i tha se u bë i famshëm falë tij, Ardian Bujupi i lë 'takim' për t'u sqaruar: 'Mos flit pas shpine ...'

Publikuar më: 19:32 30-11-2020

Reperi i njohur, Capital T pak javë më parë i ftuar në "Shiko Kush LUAN" tha se këngëtari Ardian Bujupi është bërë i famshëm falë bashkëpunimit me të.

Teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit ai u shpreh se Bujupi nuk është treguar mirënjohës ndaj bashkëpunimit me të.

"Ardiani është shumë djalë i mirë por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij.

Atë kohë kur ka qenë “Andiamo”, hit më të madh s’ka pas Ardiani. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një ‘push’, por atij definitivisht ia ka dhënë një ‘push’ më shumë në tregun shqiptar. S’ka qenë duke mbajt aq shumë koncerte, s’ka pas hite në tregun tonë.

Ai e ka mbajt atë qëndrimin e vet “Unë jam star-i i Gjermanisë”. Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj, unë jam rrit me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtu shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi ‘cool’. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet me u fol",- ka thënë Capital T.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit Ardian Bujupi, i cili i ka thënë që të flasin përballë me njëri-tjetrin dhe jo pas shpine.

“Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim senet. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj",- ka shkruar Bujupi në rrjetet sociale.

bujupi_1.jpg

bujupi_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229