INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nevoja për ndryshimin e sistemit, Monika Kryemadhi: ‘’Askush nuk do kujdeset për mua 80 vjeç’’

Nevoja për ndryshimin e sistemit, Monika Kryemadhi: ‘’Askush nuk do kujdeset për mua 80 vjeç’’

Publikuar më: 23:12 01-02-2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka habitur me dklaratën e bërë mbrëmjen e sotme në emisionin 'Java' në RTSH.

Teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën, Kryemadhi tha se tani e pret shoferi te dera dhe shkon në shtëpi me makinë, por kur të jetë 80 vjeçe askush nuk do të kujdeset për të.

'Duhet të rregullojmë sistemin. Unë tani do dal nga studio dhe më pret shoferi, do të shkoj me makinë në shtëpi.  Po kur të shkoj 80 vjeç kush do më çoj. Do më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë', u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003291130065918