Moderatorja e ‘E Diell’, Nevina Shtylla ka folur për herë të parë për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me partnerin, duke treguar se lidhja e tyre ka lindur natyrshëm dhe pa vështirësi, pavarësisht se ajo është një figurë publike dhe e njohur në ekran.
Në një intervistë, televizive ajo ka rrëfyer detaje për njohjen e tyre të hershme dhe mënyrën se si familjet dhe rrethi i përbashkët i kanë njohur të dy paralelisht, duke e bërë më të lehtë raportin mes tyre.
Gjithashtu, Shtylla është ndalur edhe te keqkuptimet e mundshme që mund të lindin në marrëdhënie kur njëri partner është pjesë e botës së spektaklit, duke theksuar se në rastin e saj nuk kanë munguar mirëkuptimi dhe qartësia në raport.
Ishte e vështirë të krijoje lidhje meqë je një figurë publike?
Nevina Shtylla: Jo sepse partnerin e njoh prej shumë vitesh, duke u rritur unë në ekran ai ka qenë pjesë e shoqërisë time në rrethin tim të përbashkët prej shumë kohësh kështu që duke e njohur unë televizionin e ka njohur edhe ai, sikurse ka ndodhur edhe me familjen time duke u futur unë në botën e medias edhe familja ime e ka njohur atë paralelisht me mua, kështu që nuk ka pasur problematika, me ka njohur në një fazë kur unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort që unë ndaj jetën time, një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër jam pa barriera.








2 Jun 2026 





