INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neuer nënshkruan kontratën e re me Bayern Munchen

Neuer nënshkruan kontratën e re me Bayern Munchen

Publikuar më: 11:43 20-04-2016

Bayern Munchen feston jo vetëm kalimin në fazën finale të Kupës së Gjermanisë por mbi të gjitha feston rinovim e kontratës me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Klubi gjerman njofton se: Manuel Neuer ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

Neuer ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkato pasi kontrata e tij aktuale skadonte në qershor të 2019-ës, mbi të gjitha Neuer ishte objektivi kryesorë i Pep Guardiolës tek Man.City.

Sipas ‘Bild’: Neuer do të përfitojë nga kontrata e re 15 milionë euro në sezon, po aq sa dhe Thomas Muller. Kjo politike e klubit bavarez është një sinjal i qartë për të gjithë klubet, yjet e skuadrës janë të paprekshëm.

Më herët klubi rinovojë kontratat edhe me lojtarë si Muller, Alba, Boateng, boshti kryesorë i ekipit.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439