INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Publikuar më: 14:33 28-03-2020

Të dielën më 29 mars në orën 2 të natës, kthehet ora verore.

Akrepat e orës do të duhet të lëvizin përpara me 60 minuta, gjë që do të thotë se do të flemë 1 orë më pak.

Me ndryshimin e orës, tani do të shijojmë më shumë dritë.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Ora verore do të zgjasë gati shtatë muaj (saktësisht gjashtë muaj, tre javë dhe pesë ditë) deri në rikthimin e orës standarde, më 25 tetor.

Komisioni Europian ka propozuar rreth tre vite më parë heqjen e orës standarde duke lënë vetëm atë verore, por me sa duket hipoteza është shtyrë për një afat të pacaktuar ende.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543