INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër marrin mandat 3 deputetë zëvendësues. Çfarë do të ndodh me listat e PD për Kukësin?

Nesër marrin mandat 3 deputetë zëvendësues. Çfarë do të ndodh me listat e PD për Kukësin?

Publikuar më: 17:46 26-03-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë mandatin për tre deputetë të rinj të Parlamentit. Arben Elezi është nga lista e PD-së që do të zëvendësojë Edmond Spahon në Elbasan. Ambra Borova do të jetë deputetja e LSI-së, e cila do të marrë mandatin e Agron Çelës në Shkodër. Ndërsa Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, do të marrë mandatin e Agron Shehajt të PD-së në qarkun e Vlorës. 

Në mbledhjen e nesërme KQZ-ja do të shpallë moszgjedhshmërinë e kandidatit të radhës në listën shumëemërore të 13 kandidatëve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në disa qarqe të ndryshme.
Ndërkohë që e veçanta është se lista e PD-së për qarkun e Kukësit, si pasojë e refuzimit të kandidatëve, ka shterrruar. PD ka fituar dy mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke zgjedhur deputetë Flamur Nokën dhe Isuf Çelën. Mandatin e Flamur Nokës e mori kandidati Alban Zeneli, i cili refuzoi urdhrin e PD-së. Ndërsa për mandatin e Çelës, KQZ-ja i ka drejtuar letër Miftar Dautit, por ai e ka refuzuar.
Meqënëse PD-së ka paraqitur 4 emra në zgjedhjet e 2017-ës, atëherë për Kukësin ka shteruar lista shumemërore e demokratëve. Mbi bazën e këtij fakti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrë një vendim për të situatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322