Ditën e nesërme do të luhet ndeshja e parë hapëse e Seria A, mes Juventus dhe Chievos e cila do të zhvillohet prej orës 18:00 në Verona.Por një pyetje që u intereson të gjithëve është nëse do të debutojë Ronaldo nesër...dhe për këtë është përgjigjur trajneri i Juventus, Allegri.
“Nesër luajnë Cristiano Ronaldo, Ëojciech Szczesny, Giorgio Chiellini dhe Miralem Pjanić. Dy mbrojtësit e krahut do të jenë João Cancelo dhe Alex Sandro. Të tjerët? Do të shohim”, deklaroi Allegri.
“Ronaldo i takon një kategorie më ndryshe. Ai për bashkëlojtarët e ekipit është stimulim i rëndësishëm: fitore dhe të vazhdohet me fitore”, u shpreh ai.