INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nëse sot je 60 vjeç, mëso se dhe sa do jetosh...[VIDEO]

Publikuar më: 09:41 20-08-2018

Të dhënat e OBSH-së në lidhje me jetëgjatësinë janë analizuar nga organizata Help Age. Në studim janë marrë 195 shtete në botë dhe janë përllogaritur se sa mendohet se mund të jetojë një 60-vjeçar. Për Shqipërinë dhe një pjesë të mirë të shteteve ballkanike, një 60-vjeçar pritet që të ketë ende dhe 18-20 vjet jetë.
Sipas hartës, jetëgjatësia e shqiptarëve ndodhet në fashën e 78-80 vjeç, e shënuar me ngjyrën e verdhë. Nga të dhënat e HelpAge, në botë jetëgjatësinë me të lartë pas 60 vite, e kanë japonezët, me 26 vite, të ndjekur nga francezët dhe spanjollët me 25 vite.Ndërsa në Ballkan kryesojnë boshnjakët me 21 vite dhe malazezët me 20. Serbët, shqiptarët dhe maqedonasit në moshën 60-vjeçare, pritet të kenë një jetëgjatësi mesatare prej 19 vitesh. Në botë, jetëgjatësinë më të vogël pas moshës 60 vjeç, e kanë banorët e Sierra Leones, prej 13 vitesh dhe nigerianët me 15 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822