INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse po kërkon punë, në Greqi duhet dikush që përkëdhel macet [KUSHTET]

Nëse po kërkon punë, në Greqi duhet dikush që përkëdhel macet [KUSHTET]

Publikuar më: 11:48 12-08-2018

Një pagë për të jetuar në një ishull dhe puna jote do të jetë përkëdhelja e maceve. Duket një ëndërr por është e vërtetë.

Shoqata e Shpëtimit të Maceve ka shpërndarë një njoftim pune ku kërkohet një person që do të duhet të kujdeset për 55 mace në Siros, ishullin grek. Në dispozicion do të jetë një kopsht me pamje nga deti dhe sigurisht një shpërblim.

I vetmi kusht është që qëndrosh në ishull të paktën 6 muaj.

“Kërkohet një person që i do macet, që di si të kujdeset për to dhe di të jetë mik i tyre” shkruhet në njoftimin e punës.

Sipas shoqatës personi i kërkuar do të duhet të jetë rreth moshës 45 vjeç duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të ketë një zemër flori.

Po ashtu do të duhet të dijë si drejtohet një makinë manual dhe të jetë në gjendje të ruajë qetësinë.

I përzgjedhuri fatlum do të ketë një shtëpi moderne e paguar duke përfshirë të gjitha detyrimet plus edhe një rrogë.

Puna do të jetë part time rreth 4 orë në ditë por duhet të jesh disponibël gjatë të gjithë kohës për plot 6 muaj. Dhe paga nis në 1 nëntor 2018.

Prandaj nëse jeni duke kërkuar punë dhe dashuroni macet fati po ju troket.

Article Logic
Execution time: 0.0024781227111816