INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse doni t’i thoni fjalë të bukura partneres tuaj, mjafton të dëgjoni këngën e re të Kristi Karkanaqe [VIDEO]

Nëse doni t’i thoni fjalë të bukura partneres tuaj, mjafton të dëgjoni këngën e re të Kristi Karkanaqe [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 27-05-2019

Për dashurinë është shkruar shumë, është kënduar shumë dhe sigurisht që do të këndohet edhe më shumë. Kemi dëgjuar pafund këngë rreth dashurisë dhe një këngë që s’duhet humbur është pikërisht kjo e fundit e këngëtarit Kristi Karkanaqe.

Kristi është djaloshi që e shihnim duke kënduar gjithë pasion në rrugët e kryeqytetit dhe më pas triumfoi në spektaklin “Ces’t La Vie” së bashku me Lind Islamin. Kristi ka moderuar dhe emisionin “Pipi Pip” në IN Tv, por dashurisë për muzikë nuk iu nda kurrë.

Së fundmi ai ka sjellën këngën e tij më të re të titulluar “Me Ty dhe për këtë projekt ka bashkëpunuar me Lind Islamin që ka realizuar muzikën, Elgit Dodën që ka bërë orkestrimin dhe Pandi Laçon i cili ka shkruar tekstin e bukur që i përshtatet më së miri zërit të ëmbël të Kristit.

Kënga është sjellë me versionin "video e animuar me tekst” dhe kur t’i bëni dedikime të dashurve tuaj, “Me ty” ju tregon fjalët e duhura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041868686676025