INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nervozë kur telefoni na fiket, zbulohet bateria e shpejtë

Nervozë kur telefoni na fiket, zbulohet bateria e shpejtë

Publikuar më: 18:17 26-07-2018

Jeni të acaruar se telefoni juaj do shumë kohë të karikohet? Një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kembrixh kanë zbuluar bateritë të cilat ngarkohen në vetëm pak minuta.

Materialet e zbuluara ofrojnë rezistencë shumë më të vogël brenda baterisë, cka lejon që grimcat e ngarkuara pozitivisht të udhëtojnë qindra herë më shpejt sesa ato përmes materialeve tipike të elektrodave qeramike.Për më tepër nënvizojnë kërkuesit materiali është më pak i kushtueshëm të ndërtohet dhe nuk ka nevojë për përbërës shtesë.

Hulumtuesit sugjeruan se teknika e re mund të formojë bazën e një brezi të ri të baterive që nuk kanë nevojë të ngarkohen gjatë të gjithë natës.

Oksidet e niobiumit, të cilat u zbuluan së pari nga shkencëtarët në vitin 1965, ofrojnë rezistencë shumë më të vogël dhe mund të zvogëlojnë në masë të madhe kohën që duhet për grimcat e çdo destinacioni, duke përshpejtuar procesin e ngarkimit.

Bateri të tilla mund të përdoren jo vgetëm për telefonët por edhe për mjetet elektrike.

Prodhimi i baterive më efikase dhe më të mira është një nga sfidat më të spikatura me të cilat përballen sot inxhinierët dhe shkencëtarët .

Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime pasi ajo mund të rezultojë një dështim katastrofik, me zjarret dhe shpërthimet që nuk janë raste të padëgjuara.

Article Logic
Execution time: 0.0035171508789062