INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nëntori' i Arilena Ara në formë rapsodie me çifteli është versioni më epik që mund të kishim parë ndonjëherë

'Nëntori' i Arilena Ara në formë rapsodie me çifteli është versioni më epik që mund të kishim parë ndonjëherë

Publikuar më: 11:20 20-02-2020

Kënga "Nëntori" është një ndër këngët më të suksesshme të Arilena Arës dhe një ndër këngët që vazhdon dëgjohet e komentohet ende sot. Ka qenë pikërisht kjo këngë që kaloi kufinjtë shqiptarë dhe po dëgjohej edhe në shumë vende të botës, por edhe një trampolinë për Arilena Arën që të njihej jashtë.

"Nëntori" ka ardhur edhe në formë remix, por e kishit menduar se si ajo do të dëgjohej nëse do të vinte në formë rapsodie dhe me çifteli?

Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel kënga "Nëntori" i Arilena Arës është kënduar nga Gjovalin Prroni me çifteli dhe mund të themi që është një version epik, ku në fillim të ftuarit nuk e kuptuan se për cilën këngë bëhej fjalë.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416