INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat shtyhen për në vjeshtë, Rama: Lajm shumë pozitiv nga Europa pavarësisht luftës pa limite të frontit politik

Negociatat shtyhen për në vjeshtë, Rama: Lajm shumë pozitiv nga Europa pavarësisht luftës pa limite të frontit politik

Publikuar më: 18:16 18-06-2019

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë zyrtarisht për në vjeshtë. Kështu komunikoi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama e sheh si një lajm shumë pozitiv nga Europa vendimin për negociatat. Në një postim në “Twitter” Rama shkruan se Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor.

Postimi i Ramës:

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096