INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në takim me qyetarët, Lulzim Basha rastis me personazhin e njohur në rrugë: ‘’O Ver Llapa më mirë ti se Edi në parlament’’

Në takim me qyetarët, Lulzim Basha rastis me personazhin e njohur në rrugë: ‘’O Ver Llapa më mirë ti se Edi në parlament’’

Publikuar më: 21:16 07-02-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime sot me qytetarët e Tiranës ku pasi ka dëgjuar problemet e tyre i ka ftuar më 16 shkurt në protestën e opozitës së bashkuar. Por ndërsa ka ecur përgjatë kryeqytetit, Basha ka parë një personazh të njohur teksa endej në rrugë. 

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Ver Llapa”, i cili e ka marrë këtë pseudonim për shkak të gjesteve të tij. Basha shkëput vëmendjen nga turma që e shoqëronte dhe e përshëndet, ndërsa i thotë se më mirë do të ishte ai se sa Edi Rama në parlament.

“Veri si je Veri? Më mirë ti se Edi në parlament. Më mirë ti se Edi në parlament, hë bravo”, i thotë Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273