INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Në shtet hyn me mik’, shkelje me punësimet në administratë

‘Në shtet hyn me mik’, shkelje me punësimet në administratë

Publikuar më: 10:41 02-04-2019

Punësimi në administratën shtetërore vijon në shumë raste të bëhet me mik ose nëpërmjet njerëzve të njohur. Komisioneri për Mbikëqyrjen Shërbimit Civil ka publikuar raportin mbi punësimet në administratë, ku evidentohet se në 22 për qind të rasteve emërimet janë bërë në kundërshtim me ligjin.

Nga mbikqyrja e 1592 pozicioneve të punës, në 357 raste janë bërë emërime të parregullta. Këtu përfshihen emërime të kryera në kundërshtim me procedurat e rekrutimit, si dhe raste të nëpunësve ekzistues të cilët nuk plotësojnë kriterin e nivelit të diplomës së arsimit të lartë, ose nuk plotësojnë kriteret për pozicionin e punës ku janë të emëruar. Veç shkeljeve të kryera janë qindra pozicione që janë lënë të paplotësuara. Sipas raportit, gjithsej janë 275 pozicione të lëna bosh.

Ndërkohë, shkakrimet nga puna vijojnë të mbeten problem.

Raporti i Komisionerit raprton se, në institucionet e administratës shtetërore qendrore dhe ato të varësisë, 32% ose 100 raste e nëpunësve që kanë fituar gjyqin janë rikthyer në pozicione të rregullta të shërbimit civil. Ndërsa pjesa më e madhe vijojnë të paguhen pa qenë në punë. Dhe të tilla janë 68% ose 209 raste, që janë në pritje për t’u rikthyer në pozicione pune.

Edhe në bashkitë e vendit panorama paraqitet po njësoj. Në 61 bashkitë dhe 12 këshillat e qarqeve janë rikthyer në pozicione të rregullta të shërbimit civil, ose janë dëmshpërblyer 41% ose 62 raste e nëpunësve gjyqfitues, ndërsa 90 raste vijojnë të jenë në pritje.

Të gjitha këto raste që janë në pritje të rikthimit në pozicionet e tyre të punës janë kosto për buxhetin pasi ata vijojnë të marrin pagat.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326