INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në shkolla 10 mijë nxënës më pak

Në shkolla 10 mijë nxënës më pak

Publikuar më: 11:43 17-09-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se këtë vit janë 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë siç deklaroi Partia Demokratike.

 “Shifrat e publikuara për numrin e nxënësve të pasakta dhe të pjesshme. Nuk është përfshirë parashkollori dhe arsimi profesional. Janë regjistruar 455 mijë nxënës, me profesionalin 480 mijë nxënës. Në krahasim me vitin e kaluar kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë. Nuk janë rakorduar ende shifrat, ka ende lëvizje nga njëra shkollë në tjetrën. Rënia e numrit të nxënësve nuk është një dukuri e vendeve të fundit.

Trendi i rënies ka të bëjë dhe me numrin e natalitetit. Braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike. Trendi rënës i nxënësve ka nisur që në qeverisjen e PD”, tha Shahini.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613