INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 'rrjetën' e Vettingut. KPK rrëzon prokurorin Bujar Hoti

Në 'rrjetën' e Vettingut. KPK rrëzon prokurorin Bujar Hoti

Publikuar më: 10:31 10-09-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Vendimi u mor pas hetimeve të zhvilluara nga komisioni i përbërë nga anëtarët Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe relatorja Brunilda Bekteshi. Sipas KPK, nga hetimet rezulton se Bujar Hoti ka probleme me pasurinë. Ndërkohë, avokati i Hotit, Julian Mërtiri tha se vendimin e KPK do ta ankimojnë. Prokurori Hoti ishte pjesë e listës prioritare të Vettingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Seanca dëgjimore u zhvillua në 6 shtator. Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë. Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955