Nevina Shtylla dhe partneri i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa moderatorja ka zbuluar tashmë edhe gjininë e bebit.
Lajmin e ka ndarë gjatë emisionit “E Diell”, ku është transmetuar edhe momenti i “gender reveal”. Përmes këtij momenti emocionues, çifti ka mësuar se fëmija që po presin është djalë.
Në pamjet e publikuara më pas në rrjetet sociale, Nevina shfaqet krah partnerit të saj gjatë zbulimit të gjinisë. Të dy duken të buzëqeshur dhe të emocionuar teksa ndajnë këtë moment të veçantë.
Moderatorja e kishte bërë publike më herët shtatzëninë, ndërsa këtë herë ka vendosur të ndajë me publikun një tjetër detaj nga kjo periudhë e rëndësishme e jetës së saj.
Me zbulimin e gjinisë, Nevina dhe partneri i saj tashmë po përgatiten për ardhjen në jetë të djalit të tyre, i cili do të jetë fëmija i parë i çiftit.
