INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pranga 5 zyrtarë në Elbasan, përfituan 350 milion lek [FOTO]

Në pranga 5 zyrtarë në Elbasan, përfituan 350 milion lek [FOTO]

Publikuar më: 10:23 15-06-2016

Përfituan në mënyrë të paligjshme 350 milion lek, vihen në pranga 5 zyrtarë në Elbasan. Mësohet se me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 zyrtarë të Njësisë Administrative Gjegjan, të cilët akuzohen për disa vepra penale, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Korrupsion pasiv”.
Me veprimet e tyre, këta zyrtarë, sipas Prokurorisë së Elbasanit, i kanë shkaktuar shteti një dëm prej 350 milionë lekësh.
Të arrestuarit janë Ylli Ago, Bardhyl Sharra, Fatmir Lamçja dhe Rexhep Hoxha, ndërsa administratorja e njësisë, Lumturi Hoxha, njëkohësisht ish-kryetare kur kjo njësi ishte komunë, është shpallur në kërkim.                   
Prokuroria thotë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta zyrtarë kanë kryer veprime fiktive në të paktën dy procedura prokurimi, duke përvetësuar thuajse tërësisht shumën e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli mbeturinash në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë shegë.
Ndërkohë, në dokumentat e ish-komunës Gjegjan dhe aktualisht Njësia Administrative Gjegjan, rezulton që landfilli është përfunduar dhe vënë në punë. Për këtë prokurim fiktiv është bërë edhe pagesa, pavarësisht se puna nuk është kryer.
Gjithashtu në vitin 2014, ish-komuna Gjegjan ka realizuar prokurimin publik për pyllëzimin të 50 hektarë tokë bujqësore me pemën Shegë, me vlerë 32.5 milionë lekë të reja. Sipas parashikimit, pemët këtë vit duhej të nisnin të jepnin prodhimet e para. Ndërkohë, nga verifikimi në terren, rezulton se në hapësirën bujqësore të prokuruar nuk ka asnjë pemë shegë. Po për këtë prokurim, shuma e parashikuar rezulton e paguar e gjitha.

Ja zona ku parashikohej të mbillej me shegë:


Veç pesë personave të lartpërmendur, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” edhe për pesë të tjerë, ndërkohë që prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109