INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në prag të Krishtlindjeve, shkolla merr vendimin: Jo dhurata më të shtrenjta se 50 paund për mësuesit

Në prag të Krishtlindjeve, shkolla merr vendimin: Jo dhurata më të shtrenjta se 50 paund për mësuesit

Publikuar më: 15:15 04-12-2018

Një shkollë ka vendosur një limit të shpenzimeve prej 50 paund për dhuratat e mësuesve për të ndaluar prindërit që të blejnë gjëra të shtrenjta. Mësuesit në St Helen dhe St Katherine në Abingdon, Oxfordshire, Britani të Madhe po merrnin dhurata si çanta të shtrenjta dhe rezervime për ushqim në restorantet më të mira. “Drejtuesit e shkollave vendosën të ndërhyjnë ndërsa pretendojnë se dhuratat bujare e vënë stafin në një "pozitë të vështirë", raporton Times.

shkolla.jpg

Prandaj ata kanë kërkuar nga të gjithë prindërit që t'i përmbahen limitit dhe ata gjithashtu kanë vënë një kufi prej 100 paund për të gjitha grupet e dhuratave. Çmimi normal për dhuratat e mësuesve është midis 5 dhe 20 paund. Megjithatë, vendimi është kritikuar nga Janita Grey, redaktore e lartë në "Udhëzuesin e Shkollave të Mira", e cila është e shqetësuar për faktin se ky vendim mund t'i bëjë prindërit të mendojnë se 50 paund është shumë normale për një dhuratë. Shumë mësues besojnë se edhe 10 paund do të ishin shumë tepër për tu shpenzuar: "Unë do të isha e zhgënjyer nëse çdo prind mendonte se ata duhej të shpenzojnë 10 paund për mua, ndërsa për gjithë klasën shuma që do të ishte 300 paund. "Gjëja që unë e vlerësoj më shumë është një shënim në kartën e krishtlindjeve për të thënë se fëmija i tyre është i lumtur"-tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0033857822418213