INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me modelen 44 vite më të re! Babait të Bella dhe Gigi Hadid i dalin zbuluar mesazhet me pullë të kuqe [FOTO]

Në një lidhje me modelen 44 vite më të re! Babait të Bella dhe Gigi Hadid i dalin zbuluar mesazhet me pullë të kuqe [FOTO]

Publikuar më: 17:33 07-11-2018

Babai i dy prej modeleve më të njohura në botë momentalisht, Bella dhe Gigi HHadid, Mohammed Hadid është bërë tashmë pjesë e një skandali shumë herë më të madh se ato të vajzave të tij. 

Së fundmi është zbuluar një marrëdhënie e fshehtë gati trevjeçare me një modele të së njëjtës moshë si vajzat e tij të njohura.

Justyna Monde ka zbuluar se ka shpenzuar kohë me 70 vjeçarin duke fluturuar në avionë privat dhe ka qëndruar në hotele luksoze me të në të gjithë Evropën nga viti 2014 deri në 2017.

Babai i yjeve të sfilatave Gigi dhe Bella Hadid aktualisht është i fejuar me yllin e televizionit Shiva Safai, prej pesë vitesh.

"Ne u takuam përmes Instagramit. I thashë atij "çkemi" dhe më pas ai u përgjigj dhe madje më dërgoi dhe me numrat e tij. Ne vazhduam të flisnim për muaj, duke u njohur akoma më shumë.”

Gjithashtu modelja ka zbuluar dhe bisedat mjaft intime me miljarderin si dhe foto me të.

mohamed2.jpg

mohamedd1.jpg

mohamed3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225