INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mbështetje të grave dhe vajzave, Ilir Meta në eventin e ‘United Nations Women Shqipëri’[FOTO]

Në mbështetje të grave dhe vajzave, Ilir Meta në eventin e ‘United Nations Women Shqipëri’[FOTO]

Publikuar më: 15:03 05-03-2018

Përveç fokusit në ngjarjet politike nuk kanë munguar edhe angazhimet për festën e 8-marsit, "Ditës Ndërkombëtare të Gruas" që do të festohet ashtu siç tashmë e ka tradita me një seri organizimesh.

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në një veprimtari të organizuar nga “United Nations Women Shqipëri”.

Aktiviteti është mbajtur në Gjinar të Elbasanit dhe ka në fokus suportin ndaj grave dhe vajzave në zonat rurale.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Të dashur miq, në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot mora pjesë në veprimtarinë e organizuar në Gjinar të Elbasanit nga "United Nations Women Shqipëri”, në mbështetje të grave dhe vajzave në zonat rurale. Ato kanë nevojë për më shumë mbështetje financiare dhe fiskale, përmes skemave të granteve, subvencioneve dhe kredive të buta, për sipërmarrjet e tyre dhe për promovimin e produkteve bujqësore.”

dry6_w45.jpg

trh_w54.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889