INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Maqedoni ulet çmimi i naftës. Në Shqipëri mbetet më i larti në rajon [FOTO]

Në Maqedoni ulet çmimi i naftës. Në Shqipëri mbetet më i larti në rajon [FOTO]

Publikuar më: 13:34 21-03-2017

Ulja e çmimit të karburantit dy javët e fundit në tregun botëror ka prekur dhe Maqedoninë, ku çmimi i naftës dhe benzinës do të kushtoj 2 dinarë më pak.

Kështu vendosi dje Komisioni Rregullator i Energjetikës. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65 denarë dhe EUROSUPER-BS 98 për 67 denarë (afërsisht 1.1 euro).

Nafta do të kushtojë 52 denarë (afërsisht 85 cent). Po kështu lirohet edhe çmimi i mazutit. Çmimet e reja vijnë si rezultat i uljes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore në dy javët e fundit.

Ndërkohë në tregun tonë këto ulje nuk po reflektohen ku aktualisht çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon dhe me cilësinë më të ulët, në Tiranë naftën e blen me 170 lekë për litër.

Capture.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031280517578125