INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në luftë me flakët në malin e Derjes, lëndohet efektivi i ushtrisë

Në luftë me flakët në malin e Derjes, lëndohet efektivi i ushtrisë

Publikuar më: 18:49 05-08-2017

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur ndërsa ishte në një aksion për shuarjen e zjarrit. Gjatë operacionit që po kryhej në malin e Derjes në Shen Gjergj të Tiranës, me qëllim për të vënë nën kontroll përhapjen e zjarrit ka mbetur i lënduar në këmbë një nënoficeri i batalionit special, tetar Skender Hidri. Mësohet se tetar Hidri u dërgua për ndihme mjekësore në spital ku gjendja e shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ministria e mbrojtjes njofton se prej 2 ditësh, për shuarjen e zjarrit në malin e Derjes në Tiranë janë angazhuar rreth 50 efektive të Forcave të Armatosura.

Article Logic
Execution time: 0.001723051071167