INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në lidhje apo single? Mozzik zbulon DETAJE të reja mbi privatësinë e tij: 'Familje e madhe, ekip futbolli!' [VIDEO]

Në lidhje apo single? Mozzik zbulon DETAJE të reja mbi privatësinë e tij: 'Familje e madhe, ekip futbolli!' [VIDEO]

Publikuar më: 22:27 30-09-2020

Pas suksesit të premierës së “Shiko Kush LUAN 4”, Luana Vjollca na zbuloi të tjera surpriza për ndjekësit e saj. Këtë herë Luana ka menduar që kanalin e saj të YouTube ta sjellë në një version tjetër. Tashmë çdo ditë ora 19:00 do mund të shihni episodet e vlogut më të ri nga Luana, “After Party”. Moderatorja ka menduar për të gjithë fansat e saj dhe të të ftuarve të saj.

“After Party” na mundëson të shohim personazhet tanë të preferuar në një intervistë ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim më parë.

Intervistën e parë për “After Party” e dha Luana më pas Kida e Xhesika Berberi; ndëra sot u publikua intervista e Mozzik, reperit të dashur për shqiptarët, i cila na zbuloi shumë detaje që nuk dinim për të.

Ne mund t’ju zbulojmë para se të shihni videon më poshtë se Mozzik zgjodhi një familje shumë të madhe si ekip futbolli në vend të asaj të vogël si dhe tregoi se është pëlqen edhe brunet edhe biondet. Ndërkohë kur u pyet të zgjidhte mes dasmës tradicionale dhe asaj private, Zziki tha: "Dasëm me tupana, shqiptarçe."

Përgjigjet mbi pyetjet e tjera pikante i zbulon Mozzik vetë në vlogun e Luanës, “After Party”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041990280151367