INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në krah të Ermal Mamaqit, Elvana Gjata shkëlqen në tapetin e kuq për pre-premierën e filmit ‘’2 gisht mjaltë’’[FOTO]

Në krah të Ermal Mamaqit, Elvana Gjata shkëlqen në tapetin e kuq për pre-premierën e filmit ‘’2 gisht mjaltë’’[FOTO]

Publikuar më: 22:32 27-03-2019

Filmi “2 gisht mjaltë” ishte një nga shumë surprizat që Elvana Gjata na kishte rezervuar për rikthimin e saj në skenën e artit.

Ky film kishte protagonist kryesor edhe mikun e ngushtë të Elvanës, Ermal Mamaqin,i cili është njëkohësisht edhe producenti.

Filmi i zhanrit komedi është pritur mjaft mirë nga publiku dhe u lajmërua se me datë 28 Mars do të shfaqej për herë të parë për të gjithë admiruesit.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme po zhvillohet premiera e filmit dhe të gjithë sytë janë tek paraqitjet e protagonistëve kryesorë.

Elvana duket rrëzëllitëse me një fustan në ngjyrë neon, të shkurtër dhe që është një nga tendencat më të fundit të kohës.

Në krah të saj qëndron Ermal Mamaqi. Ai ka përzgjedhur një kostum të kuq me kuadrate për këtë natë speciale.

Rikujtojmë se pjesë e kastit të filmit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.

-640-0-5c9bd3c855025.jpg

-640-0-5c9bd3c8d4d7d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992