INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na kishte munguar prej kohësh, këngëtari juaj i preferuar shqiptar i rikthehet muzikës [FOTO]

Na kishte munguar prej kohësh, këngëtari juaj i preferuar shqiptar i rikthehet muzikës [FOTO]

Publikuar më: 12:50 15-12-2018

Stine është një prej këngëtarëve më të pëlqyer nga të rinjtë dhe para disa vitesh ai pati një periudhë shkëlqimi në karrierën e tij.

Megjithatë, ai vendosi të shkëputej nga muzika për disa kohë, me siguri për t`iu përkushtuar të birit.

Por, për të gjithë fansat e tij, këngëtari ka lajme të mira. Ai ka vendosur të rikthehet në tregun muzikor me një album të ri dhe me disa videoklipe. Në një intervistë për "Mirage", Stine ka zbuluar detaje nga albumi i ri.
“Jam duke punuar për një album, i cili ka shumë bashkëpunime, mund të them se është i gjithi me bashkëpunime. Shpresoj që të publikohet para Vitit të Ri. Pesë prej këngëve janë xhiruar me videoklipe dhe po pres që t’i publikoj. Kënga e parë mund të dalë pas 3 ditësh,” ka treguar këngëtari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994