INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në hapat e parë të dashurisë, Dua Lipa 'kapet mat' me partnerin e ri

Në hapat e parë të dashurisë, Dua Lipa 'kapet mat' me partnerin e ri

Publikuar më: 15:29 03-10-2022

Dua Lipa është fotografuar së fundi ndërsa ka qenë duke darkuar me të dashurin e ri, Trevor Noah, në fillim të kësaj jave.

Siç raporton Page Six, ylli i popit dhe komediani nga Afrika e Jugut, u panë të mërkurën mbrëma gjatë një darke intime në East Village, New York, një vend i zgjedhur nga Noah, sipas burimeve të afërta me komedianin 38-vjeçar.

Po të njëjtat burime thonë se në fazat e para të lidhjes, Dua duket shumë e lumtur, edhe pse lidhja është në fazat e hershme. Një burim tjetër thotë Lipa dhe Noah nuk janë zyrtarisht çift.

Fotot e fundit nga restoranti e tregojnë çiftin të ulur shumë larg klientëve të tjerë, përpara se të dalin për një shëtitje. Dy të rinjtë u panë më vonë duke duke shëtitur, duke folur dhe duke u përqafuar.

Burimi thotë se Noah ishte "një zotëri" gjatë gjithë mbrëmjes dhe se të dy shkuan në shtëpi "veçmas".

Po a është shkëmbyer një puthje ashtu siç duket nga këto foto? Burimi thotë së ndoshta ka pasur “një puthje në cep të buzës”.

-640-0-633852cfc41be.png

Article Logic
Execution time: 0.0021607875823975