INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në gjendje të mjeruar depresioni, 64 vjeçari hidhet nga kati i 4-ërt i banesës

Në gjendje të mjeruar depresioni, 64 vjeçari hidhet nga kati i 4-ërt i banesës

Publikuar më: 16:39 18-12-2016

Një 64-vjeçar në Vlorë ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-ërt i ballkonit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, rreth orës 14:40 dhe qytetari me iniciale S.SH është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij,  të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Article Logic
Execution time: 0.0019421577453613