INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Finiq gjenden objekte të rralla nga antikiteti[FOTO]

Në Finiq gjenden objekte të rralla nga antikiteti[FOTO]

Publikuar më: 09:23 20-08-2018

Një grup itanësh i drejtuar nga Giusepe Lepore, kanë zbuluar në Parku Arkeologjik i Finiqit objekte me vlera të mëdha historike. Është Kryeministri Rama që në FB ka postuar këtë lajm këtë mëngjes. 

Në këtë zonë janë gjetur disa mure që i përkasin një kompleksi të madh monumental dhe arkeologët thonë se vendosën të gërmojmë në këtë pikë të parë ku ndodhet një stoa antike në skajet e së cilës gjendet një kishë e kohës kristiane, e cila është ndërtuar në faza të ndryshme. Sipas tyre kisha edhe pse ka dëmtime të strukturës, përsëri është një zbulim i shkëlqyer dhe ka një vlerë shumë të madhe historike.
Sektori i dytë ku po ndërhyjmë është agoraja ku kanë gjetur disa mure të cilat i përkasin një kompleksi të madh monumental. Ata kanë shtuar se ky qytet antik duhet të hyjë në hartat turistike në mënyrë që sa më shumë vizitorë që të shikojnë këtë sit të mrekullueshëm.

punetttok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758