INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e saj të lindjes, REJAN bën gjestin bamirës që duhet duartrokitur! [FOTO]

Në ditën e saj të lindjes, REJAN bën gjestin bamirës që duhet duartrokitur! [FOTO]

Publikuar më: 20:28 21-05-2020

Aktorja Ebru Sahin tashmë është bërë shumë e famshme për publikun shqiptar me rolin e “Rejanit”, e cila sapo ka mbushur 26 vjeç.

Por në këtë ditë aktorja nuk dëshiroi as festë dhe as dhurata.

Ajo i kërkoi fansave që të dhuronin para në një organizatë që ndihmon pacientët e sëmurë me kancer.

Falë fansave të aktores brenda një kohe të shkurtër u mblodhën 10 mijë lira turke.

“Të dashur miq nuk pres dhurata dhe festa në ditëlindjen time me 18 Maj. Dua një nder nga ju, le të kujtojmë pacientët e sëmurë me kancer të cilët kanë patur vështirësi në trajtimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Le t’i mbështesim ata me aq sa mundemi. Faleminderit të gjithëve”-shkruante aktorja.

ebrusahin-insta22-750x375-c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494