INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e lindjes së tij, Rama uron edhe ditëlindjen e SHBA-së kështu...

Në ditën e lindjes së tij, Rama uron edhe ditëlindjen e SHBA-së kështu...

Publikuar më: 09:06 04-07-2019

Sot është një ditë e veçantë për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë feston sot 55-vjetoin e lindjes.

Ndërkohë, ditëlindja e tij përkon me atë të SHBA-ve. Në një postim të publikuar vetëm pak minuta më parë, Rama uron Shtetet e Basgkuara për ditën e Pavarësisë.

"MIRËMËNGJES

dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve", shkruan Rama, ndërsa të shumtë janë komentuesit, të cilët kanë uruar kryeministrin.

Sakaq, ditëlindjen e tij, Rama do e kalojë jashtë Shqipërisë. Mësohet se numri një i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit, që mbahet në Poloni, në datat 4-5 korrik.

ramaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443