INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditëlindjen e saj, TAYNA tërheq vëmendjen e reperit të njohur ndërkombëtar, ja ç’ka bërë ai! [FOTO]

Në ditëlindjen e saj, TAYNA tërheq vëmendjen e reperit të njohur ndërkombëtar, ja ç’ka bërë ai! [FOTO]

Publikuar më: 14:36 14-12-2020

Reperja e mirënjohur Tayna feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka shkruar disa fjalë për veten. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet joshëse, reperja i drejtohet vetes si një kryevepër.

“Me 14 Dhjetor u krijua kjo kryevepra këtu. Çikë sa 10 djem për familje e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirenjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ka shkruar Tayna.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e saj, mirëpo neve të inlife.al na bëri përshtypje fakti që kjo ditë ka tërhequr vëmendjen e reperit të njohur gjerman, Bonez.

Ai zgjodhi të postonte të njejtën foto me të cilën Tayna uroi vetën, mirëpo nuk shkroi asgjë bashkëngjitur saj.

erz.jpeg

 

Do ju pëlqentë një bashkëpunim mes tyre?

 

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113