INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në dasmën e menaxherit të “Babastars”, Flori këndon këngën e Orinda Hutës, Liberta e filmon [VIDEO]

Në dasmën e menaxherit të “Babastars”, Flori këndon këngën e Orinda Hutës, Liberta e filmon [VIDEO]

Publikuar më: 10:37 27-05-2017

Mbrëmja e kaluar ka mbledhur thuajse të gjithë vipat në martesën e menaxherit të “Babastars”.

I pranishëm ka qenë edhe producenti shqiptar Flori Mumajesi I cili së fundmi është përfolur të jetë në një lidhje me moderatoren kosovare Liberta Spahiu. Edhe pse ata të dy kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje për këtë pjesë, dasma e mbrëmshme i ka shfaqur sërish bashkë. Por ajo që ra në sy ishte momenti kur Flori po këndonte për ciftin pikërisht këngën që ka realizuar para shumë vitesh për Orinda Hutën “Të dua” ndërsa Liberta e filmonte.

Kujtojmë që kantautori kohë më parë është përfolur edhe për një lidhje me këngëtaren e cila sipas thashethemeve nuk përfundoi aspak mirë. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717