INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në cilin shtet duhet të jetoni, sipas shenjës së horoskopit

Në cilin shtet duhet të jetoni, sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 13:50 02-11-2018

Dashi

Suedia është vendi i duhur për ju, pasi lindjet më shpeshta në këtë shtet janë në datën 22 mars! Personat Dash dallojnë nga kushdo tjetër, ashtu siç suedezët janë shumë përpara pjesës tjetër të botës!

Demi
Dema, përgatituni për Luksemburg. Është shteti perfekt për ju, jo vetëm sepse shumë prej shtetasve të tij lindin në maj, por edhe sepse një vend i rehatshëm, por sërish me çdo kusht të plotësuar, është perfekt për Demat.


Binjakët
Ja një shtet jo i zakonshëm për Binjakët: Andorra! Akoma më mirë, sepse Binjakët nuk i duan gjërat e zakonshme. Qershori është muaji më popullor për lindje në Andorra, ndaj keni një familje të tërë Binjakësh që ju pret.


Gaforrja
Gaforre të dashura: Franca është shteti juaj! Po të kemi parasysh që francezët janë njerëz me shije dhe të dashuruar mbas idesë së dashurisë, vërtetojmë që shumica e francezëve janë të shenjës së Gaforres!


Luani
Bahamasi është shteti juaj! Një vend i nxehtë për njerëz “hot”, me ujëra të kristalta dhe diell që pjek.


Virgjëresha
Virgjëresha sapo fitoi llotarinë… konkretisht atë amerikane, duhet të themi! Urime Virgjëreshë! SH.B.A. është shteti i duhur për ju!


Peshorja
Edhe Peshoret nuk kanë fat më pak të mirë se Virgjëreshat: Britania është shteti juaj! Ditëlindja më e përhapur në këtë shtet është 26 shtatori, ndaj hipini avionit dhe bashkojuni Peshoreve të tjera!


Akrepi
Akrepa, jeni gati për t’u zhvendosur në Spanjë? Shumica e spanjollëve lindin në nëntor, ndaj është një strofkë e vërtetë Akrepash atje!

 

Shigjetari

Katari është për ju! Ky shtet i Lindjes së Mesme është perfekt, pasi ju shpalos një botë tërësisht të re për të zbuluar. Lindjet më të shumta në Katar ndodhin në dhjetor.

Bricjapi
E çuditshme: Bricjapë, ju keni Korenë e Jugut! Megjithatë, po të mendojmë se sa punëtorë janë koreanët dhe se si ditëlindjet më të shpeshta të tyre janë në janar, ky është vendi perfekt për ju!


Ujori
Ujorë, Azerbaixhani është për ju, duke qenë se shkurti është muaji më i mirë për lindjet në të shtet.


Peshqit
Det për Peshqit: Mauritius është shteti juaj! Do ta ndjeni veten si në shtëpi, në këtë ishull, rrethuar nga plot njerëz të tjerë të shenjës së Peshqve (marsi është muaj lindjesh rekord në Mauritius).

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867