INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në botë 1 në 6 persona humbet jetën për shkak të ndotjes [VIDEO]

Në botë 1 në 6 persona humbet jetën për shkak të ndotjes [VIDEO]

Publikuar më: 18:31 20-10-2017

Ndotja e planetit po shfaq efekte të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas një studimi të publikuar nga "THE LANCET" 1 në 6 veta humbet jetën për shkak të ndotjes.

Sipas raportit kontribuesi më i madh i vdekjeve është ndotja e ajrit ku si pasoje e saj në vitin 2015 humbën jetën rreth 6.5 milionë njerëz.

I dyti renditet renditet uji i ndotur me rreth 1.8 milionë viktima dhe e treta ndotja në ambientet e punës me rreth 0.8 milionë viktima ku në total numërohen rreth 9 milionë viktima vetëm përgjatë 2015.

Rreth 92% e viktimave të ndotjes i përkasin shtresës së mesme që jetojnë me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të ndotjes e kanë shtet që kërkojnë të industrializohen me shpejtësi si India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madagaskari dhe Kenia, vende të vilat kanë dhe nivelin më të lartë të ndotjes.

Dr. Philip J. Landrigan në një mbledhje deklaroi se duhet të merren masa globale të menjëhershme ndërgjegjësuese pasi me këto ritme po ecim drejt një humnere që do sjell fundin e të gjithëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152