INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 mijë qytetarë kanë kryer transferimin e gjendjes civile në zonën e re ku ata banojnë [VIDEO]

100 mijë qytetarë kanë kryer transferimin e gjendjes civile në zonën e re ku ata banojnë [VIDEO]

Publikuar më: 16:06 23-08-2017

Edhe në vjeshtën e 2016 u kërkua amnisti për të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të transferojnë gjendjen civile në zonën ku ata banojnë realisht. Qëllimi i kësaj nisme ishte që qytetarët të deklarojnë vendbanim në zonën reale ku ata jetojnë. I gjithë ky proces kishte kosto zero për qytetarët, duke sjellë dhe një fluks të madh kërkesash pranë zyrave të gjendjes civile në mbarë vendin. Sipas të dhënave, kërkesat e qytetarëve kanë qenë të shumta, sidomos gjatë muajit të fundit të amnistisë në muajin korrik. Ndërsa për 6 muaj rreth 100 mijë qytetarë kanë kryer transferimin e gjendjes civile në zonën e re ku ata banojnë, vetëm në muajin e fundit janë kryer më shumë se 53 mijë, duke sjellë një fluks shumë të madh të qytetarëve në sportelet e zyrave të gjendjes civile. Por edhe në ditët pas përfundimit të amnistisë pranë zyrave të gjendjes civile është shënuar realisht një numër shumë i lartë qytetarësh që aplikojnë. Qytetet që kanë patur më shumë kërkesa janë Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri etj.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499