Facebook tha se “gati 50 milionë” përdorues të tij i janë ekspozuar një sulmi mbi privatësinë. Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “View as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve.
Shkelja u zbulua të martën, tha Facebook, për të shtuar se ka informuar policinë. Përdoruesit që potencialisht janë prekur, është dashur të rihyjnë në faqe të premten. Gabimi është rregulluar, tha shefi i sigurisë së firmës, Guy Rosen. “Meqë sapo i kemi nisur hetimet, nuk e kemi përcaktuar ende nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse (sulmuesit) kanë arritur te ndonjë informacion. Po ashtu, nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe ku ndodhen ata”, tha Rosen.
“Privatësia dhe siguria e njerëzve janë shumë të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ka ndodhur”, shtoi ai. Funksioni “View As” në Facebook u lejon njerëzve të shohin se si duket profili i tyre te përdoruesit e tjerë.
 
							 
							 
							 
							 
					![Ndryshoni paswordin! FACEBOOK në alarm, mësoni çfarë ka ndodhur! [FOTO] Ndryshoni paswordin! FACEBOOK në alarm, mësoni çfarë ka ndodhur! [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/fac53277ef1893ac2ceb53872a94a681_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





