INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshojnë data e provimeve për klasat e 9-ta

Ndryshojnë data e provimeve për klasat e 9-ta

Publikuar më: 11:22 23-04-2019

Jo vetëm data e provimeve të maturës kanë ndryshuar këtë vit dhe janë shtyrë me një javë, por dhe ato të lirimit të klasave të nënta. Ministria e Arsimit i ka shtyrë me 3 ditë. Ato duhet të mbaheshin në 10 qershor, por me vendimin e ri ato të kryhen në 13 qershor. Provimi i parë do të jetë ai i ‘Gjuhës së huaj’.
Ndërsa provimi i dytë i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, do të zhvillohet më 18 qershor dhe ai ‘Matematikës’, do të jetë në 21 qershor.

Për sa i përket lëndës së gjuhëve të huaja, nga udhëzimi i MAS mësohet se provimet e detyruara janë: Anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Article Logic
Execution time: 0.0022139549255371