INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ndryshimi i vetëm është se ky është me Duan, ndërsa ti...'! Fansat mendojnë se Anwar Hadid është sozia e Bes Kallakut [FOTO]

'Ndryshimi i vetëm është se ky është me Duan, ndërsa ti...'! Fansat mendojnë se Anwar Hadid është sozia e Bes Kallakut [FOTO]

Publikuar më: 13:58 09-07-2019

Lidhja e Dua Lipës dhe vëllait të motrave Hadid, Anwar Hadid është kthyer ndër lajmet më sensacionale të mediave të huaja dhe atyre vendase.

Dhe sigurisht nuk mund të mungonin as komentet e fansave ku shumë prej tyre e kanë kundërshtuar këtë lidhje pasi mendojnë që ish-i i Duas, Isaac Carew ishte më simpatik se Anwar.

Ndërkohë, ndjekësit në rrjete sociale kanë dalë me një tjetër teori që Anwar Hadid është në fakt sozia e Bes Kallakut dhe këtë ja kanë shprehur edhe vetë Besit.

Ky i fundit e ka publikuar bisedën në Instastory-n e tij, ku ndjekësi i ka dërguar një kolazh me foton e Besit bashkëngjitur me atë të Anwar.

“Ndryshimi i vetëm është se ky është me Duan, kurse ti me Ijen.”- i shkruan ai Besit me humor krahas fotos ku vërehet se dy djemtë kanë me të vërtetë ngjashmëri mes tyre.

34t23tf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031411647796631