INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ndryshimi i jetës", shpiket pajisja që kthen mendimet në fjali

Publikuar më: 11:10 30-01-2019

Nuk është aspak fantashkencë.  Krijohet  një pajisje e cila mund të lexojë mendjen, e madje mendimet mund t’i kthejë në fjali.

Shkencëtarët kanë ndërtuar një pajisje që do iu vijë në ndihmë njerëzve që nuk flasin. Krijimi është quajtur ndryshe si  “ndryshim i jetës” për ata që nuk janë në gjendje të komunikojnë me botën përreth. Sistemi pionier kombinon fuqinë e sintezuesve të të folurit dhe AI (inteligjencës artificiale) për ta kthyer aktivitetin e trurit në fjali të kuptueshme. Ajo bazohet në të njëjtën teknologji të përdorur nga Amazon Echo dhe Apple Siri dhe pajisja ofron shpresë për pacientët e paralizuar që nuk janë në gjendje të flasin.

Shkencëtarët  në Universitetin e Kolumbisë,shpresojnë se shpikja do të jetë ndryshimi i jetës për mijëra individë me probleme.“Zërat tanë na ndihmojnë të na lidhin me miqtë tanë, prandaj humbja e fuqisë së zërit ndaj lëndimeve apo sëmundjeve është kaq shkatërrimtare.

"Me studimin e sotëm, ne kemi një mënyrë të mundshme për të rivendosur atë pushtet”, nënvizuan specialistët.

Kushdo që ka humbur aftësinë e tij për të folur, qoftë përmes lëndimit apo sëmundjes, do të ketë shansin për t’u lidhur me botën rreth.Ekspertët që  regjistruan dhe dekoduan eksperimentin  shprehen se mendimet nuk do të qëndrojnë të mbyllura brenda trurit  por do të përkthehen në fjali dhe forcohet edhe më shumë tw shprehurit.

Article Logic
Execution time: 0.0023298263549805