INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshim drastik i motit në fundjavë! Shihni si do jenë temperaturat, shira në…[FOTO]

Ndryshim drastik i motit në fundjavë! Shihni si do jenë temperaturat, shira në…[FOTO]

Publikuar më: 16:55 26-10-2018

Ditën e shtunë, orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në veri dhe zonat veriperendimore. Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në qender dhe zonat jugore duke lënë me vranësira dhe shira te përkohëshëm veriun dhe zonat veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten sërisht gjatë mëngjesit por një tjetër rritje me 1 – 2°C pritet në orët mesditës duke ngjitur maksimumin në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det, duke arritur shpejtësine maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperendimor, për pasojë në det gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

BK.jpg

 

Ditën e diel, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash. Më të dendura vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten rebeshe të shkurtra shiu në veri dhe zonat jugore ndërsa shira të izoluar në zonat qendrore. Kjo situate e motit vijon deri në orët e vona të natës kur i gjithë territori do përfshihet nga shirat.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë duke luhatur vlerat termike ditore nga 8 në 27°C.
Era do fryjë mesatare në Veri – Qendër por e fortë në zonat jugore, me shpejtësi 55 km/h nga Jugperendimi ndërsa në det dallgëzim do të ngjitet në 5 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934