INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ndragheta’ kameleoni që ecën në Shqipëri…

‘Ndragheta’ kameleoni që ecën në Shqipëri…

Publikuar më: 15:45 10-12-2018

Ndonëse pak në hije, një nga grupet më të famshme të mafias Ndragheta vijon të tregojë dominimin e saj në botën e krimit.

Grupi mafioz, shkruajnë mediat ndërkombëtare ka rrënjosur dominimin e saj të tregtisë së kokainës duke krijuar lidhje me krimin e organizuar në Amerikën Latine, New York, Turqi dhe Shqipëri.

Ndrangheta emri i së cilës vjen nga gjuha greke, thuhet më tej ka përsosur artin e depërtimit të çdo aspekti të jetës në Kalabri ndërsa nën-kontrakton pjesën më të madhe të punës në lëvizjet e drogës për narko-trafikantët në të gjithë Evropën – veçanërisht me bandat shqiptare dhe turke.

Ekspertët vlerësojnë se xhiroja e tyre është ndoshta në rreth 60 miliardë dollarë në vit - e ngjashme me GDP e Kroacisë apo Bullgarisë. Dhe mund të kontrollojë deri në 80% të kokainës që hyn në Evropë. Dokumentet e gjykatës italiane përshkruajnë trafikun e drogës si "minierë ari", të cilat Ndrangheta i përdor për të investuar më pas në mënyrë ligjore në Itali dhe jashtë saj ".

Së fundmi një operacion ndërkombëtar i kryer në katër shtete europiane coi në arrestimin e 90 personave si të përfshirë në grupin mafioz. Po ashtu edhe në shtetin fqinj në Itali u krye një megaoperacion ku u arrestuan 46 persona me në krye edhe bosin e ri të Ndraghetës 80 vjecarin Domenico Oppedisano.

Zhvillimet të tilla risollën në vëmendjen e medias edhe historinë e grupit mafioz më të famshëm, lidhjet e tij, aktivitetin kriminal që ushtron pothuajse në të gjithë botën. Madje një oficer Italian e ka përshkruar Ndraghetan një kameleon që ndryshon herë pas herë mënyrën sesi vepron.

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336