INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e ambientit, ja si do të ndalohen makinat e vjetra sipas kategorive

Ndotja e ambientit, ja si do të ndalohen makinat e vjetra sipas kategorive

Publikuar më: 19:30 16-12-2016

Ministria e Mjedisit ka prezantuar një nismë të re për përshtatjen e standardit euro të automjeteve në Shqipëri dhe atyre që importohen. Kjo nismë pritet të dërgohet së shpejti për miratim nga Ministrua e Mjedisit dhe Ministria e Transportit.

Për këtë propozim po punohet me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për angazhimet dhe objektivat që ka marrë Shqipëria për përmirësimin e cilësisë së ajrit

“E rëndësishme është që ne do të konsultohemi dhe prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e cdo qytetari apo poseduesi të një makine të vjetër ndotëse të ajrit.
Ne si Ministri Mjedisi nuk jemi të mendimit që një ditë të bukur gjithë këto makina nga sot të dalin jashtë përdorimi, por do t’u lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtasin makinat e tyre të në standardin e kërkuar Euro 3”, tha Koka pwr News24.

Për makinat e importit, nisma parashikon lejimin e tyre për dy kategori. Gazeta “Panorama” sjell të plotë ndarjen e makinave, sipas standardit euro, ku kriteri kryesor për ndarjen e autoveturave është viti i prodhimit.

NISMA
Nisma e dy ministrive parashikon marrjen e masave për makinat që qarkullojnë në vend të prodhuara para 2005- s, me efekt uljen e nivelit të ndotjes së ajrit që vjen prej tyre.

Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin euro 3, ose euro 4 (ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen që makinat e reja, të cilat do të hyjnë në Shqipëri si import, të jenë në standardin euro 5 të reja dhe euro 4 të përdorurat”, shpjegoi Koka. Sipas ministrit të Mjedisit, për makinat që bëjnë pjesë në kategoritë euro 1 deri në euro 3, marrja e masave do të jetë përshkallëzuese.

Ministri shpjegoi se nisma parashikon që makinat e këtyre kategorive të mos dalin nga qarkullimi nëse qytetarët do të instalojnë katalizatorët që ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes. Ministri i Mjedisit tha se afatet që do t’u lihen në dispozicion qytetarëve për të plotësuar kushtet që autovetura e tyre të mos dalë nga qarkullimi janë ende në diskutim.

SHEMBULLI
Njëra skemë që gradualisht do të zbatojë qeveria është nxjerrja nga qarkullimi e makinave të standardit euro 3 apo euro 4. Nëse makinat do të lejohen të kapin standardin euro 4, ku përfshin makinat e prodhuara nga 1 janari 2005 deri më 31 dhjetor 2009, makinat e tjera të prodhuara para këtij viti duhet të marrin masa me efekt uljen e nivelit të gazave ndotës që çlirojnë.

Konkretisht, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzine apo me naftë, e prodhuar në vitin 2003, e cila kategorizohet në standardin euro 3, duhet me patjetër të instalojë katalizatorët, në mënyrë që makina e tij të përshtatet me standardin euro 4 që kërkohet.

Në rast të kundërt, makina e tij nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe makina e tij nuk do të lejohet të qarkullojë. Ministria e Mjedisit edhe ajo e Transportit është ende duke diskutuar afatet se sa kohë do t’i lihet një qytetari të përshtatë makinën nëpërmjet instalimit të katalizatorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004