INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk e kishim menduar, por kemi plot 3 arsye për ta ndjekur në Instagram balerinën e talentuar Klaudia Pepa [FOTO]

Ndoshta nuk e kishim menduar, por kemi plot 3 arsye për ta ndjekur në Instagram balerinën e talentuar Klaudia Pepa [FOTO]

Publikuar më: 23:44 19-02-2019

Nëse do të thoshnim e ëmbël, me stil dhe e talentuar, në mendje do të na vinte vetëm Klaudia Pepa. Balerina e njohur shqiptare ka pikasur me talentin e saj qysh e vogël dhe është dalluar për fleksibiletin e trupit të saj. Duke qëndruar e thjeshtë, këmbngulëse dhe duke punuar fort, Klaudia tanimë i ka korrur frytet e punës së saj të palodhur. 

Talentin e saj e njohin të gjithë, edhe ata jashtë kufijve shqiptare. Klaudia Pepa tashmë është një një artiste e afirmuar në tregun italian dhe një figurë shumë e dashur për publikun atje dhe pikërisht këtu merr jetë shprehja ‘ëndrrat një ditë bëhen realitet’.
Pra me pak fjalë një shembull për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin ëndrrat e tyre.

Nëse do të bëni një udhëtim në Instagramin e Klaudia Pepës do të kuptosh që ke plot 3 arsye të forta për ta ndjekur dhe nëse ende nuk e ndiqni ne ju sugjerojmë që të mos humbisni më shumë kohë:

1.Në Instagramin e Klaudias kënaqesh duke parë videot e shkurtra që ajo hedh teksa shfaqet duke kërcyer. Jo të gjithë kemi rastin dhe mundësinë për të ndjekur nga afër shfaqjet e kërcimit që ajo jep, por të paktën kemi mundësinë për ta ndjekur në Instagram dhe për të parë virtualisht se sa bukur kërcen. Fjalët këtu do të ishin të tepërta pasi talenti i saj është i padiskutueshëm.

 


2. Përpos videove që ajo shfaqet duke kërcyer, Klaudia poston edhe video me momente funny, pra argëtuese. Kush nuk do donte për të parë diçka të tillë në Instagram sidomos kur kjo vjen nga një balerinë simpatike?

View this post on Instagram

È domenicaaaa ? Voi che fate? #italiana

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on


3.Klaudia Pepa na ka dëshmuar gjithashtu se të jesh një balerinë do të thotë që të kesh edhe shumë stil në të veshur. Në të gjitha fotot që ajo poston në Instagram shfaqet e kuruar në detaj dhe e veshur bukur dhe me stil në të njëjtë kohë duke përqafuar edhe tendencat. Pra, përveçse një balerinë e mirë, nga ajo mund të ngacmohemi dhe të frymëzohemi se çfarë të veshim.

View this post on Instagram

Buon Weekend e Buon Shopping ? ? #shoppingmood

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

View this post on Instagram

??‍?

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0057148933410645