INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodheni në vështirësi dhe nuk po zgjidhni dot një problem? Bëni sa më shpejt këto 5 gjëra!

Ndodheni në vështirësi dhe nuk po zgjidhni dot një problem? Bëni sa më shpejt këto 5 gjëra!

Publikuar më: 10:25 24-09-2018
Të gjithë përballeni me ditët e vështira, pasi janë pjesë e jetës.
Sipas intv.al  mënyrat janë të ndryshme si ta përballoni një situatë me optimizëm, por shihni disa më kryesoret .
 
1. Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar jetën tuaj
Maria Robinson ka  një shprehje: “Asnjë nuk mund të kthehet pas në kohë dhe të nisë diçka të re, por të gjithë mund të fillojnë që sot një fund të ri”. Ndoshta nuk jeni në gjendje për të ndryshuar jetën tuaj në një kohë shumë të shpejtë, por keni në dorë të punoni  për ta ndryshuar realitetin tuaj.
2. Çdo gjë e ka një zgjidhje
Shkrimtari  amerikan, Robert Fulghum ka thënë: “ Nëse  jeni në një situatë që nuk shikoni asnjë shpresë, atëherë ju keni një problem,  çdo gjë tjetër është shqetësim”. Është e lehtë për të lënë mendimet  të dalin jashtë kontrollit, por mundohuni  të mendoni pozitivisht.
3. Gjeni një mënyrë  tjetër për të parë problemet tuaja
Oscar Wilde ka thënë: “Ajo që na duket si gjykim i  hidhur është bëkim i fshehtë”.
Nëse diçka e shikon në mënyrën më negative të mundshme, ka shumë mundësi që edhe problemi që keni të përfundojë keq. Intv.al shton se nëse e shikoni me optimizëm, rritet mundësia për ta kaluar mirë, situatën.
4. Fokusohuni  te hapat e vegjël 
Përqëndrohuni  në atë që ju mund të bëni në lidhje me gjendjen tuaj.  Mos e mundoni veten të gjeni shkakun, sepse kjo do të çojë në pesimizëm dhe do ndiheni të  pafuqishëm. Mendoni për hapat e vegjël që mund të përmirësojnë këtë situatë.
5.  Mësoni të reduktoni dhe të menaxhoni problemet
Winston Churchill: “Kur mendoj gjithë këto shqetësime, kujtoj  historinë e një burri të madh në moshë, i cili para se të vdiste kishte ende shumë probleme në jetën e tij, të cilat nuk u zgjidhën kurrë”. Ato mund  të jenë shumë shqetësuese dhe pasojat gjithmonë janë të këqija. Bëhuni pozitivë, sepse gjëra pozitive do t’iu ndodhin.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003593921661377