INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh në Kosovë, Haradinaj shkarkon zv.ministrin se kishte këmbët mbi…[FOTO]

Ndodh në Kosovë, Haradinaj shkarkon zv.ministrin se kishte këmbët mbi…[FOTO]

Publikuar më: 10:28 05-07-2019

Zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Arsyeja e shkarkimit është disi e pazakontë. Një ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinën zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës.

Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta. Ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

kembei_mbi_kroskot.png

Article Logic
Execution time: 0.0037732124328613