INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Fitoi Lotarinë Amerikane, por mashtroi, arrestohet 41-vjeçari sapo del nga ambasada në Tiranë! [FOTO]

Ndodh edhe kështu! Fitoi Lotarinë Amerikane, por mashtroi, arrestohet 41-vjeçari sapo del nga ambasada në Tiranë! [FOTO]

Publikuar më: 20:16 21-08-2019

Shkodrani Agron Selmani është arrestuar nga Forcat ‘Shqiponja’ sapo ka dalë nga Ambasada e SHBA ku kishte shkuar për tu intervistuar, pasi kishte fituar Lotarinë.

41 vjeçarit, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani ka dorëzuar në Ambasadë një diplomë që tregonte se ai kishte kryer studimet në shkollën e mesme ‘Jordan Misja’ në Shkodër. Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt 41 vjeçari nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false.

Tashmë nga fitues i Lotarisë Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

arre.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217