INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu/ 93 persona HUMBIN jetën pasi pinë alkool

Ndodh edhe kështu/ 93 persona HUMBIN jetën pasi pinë alkool

Publikuar më: 17:07 24-02-2019

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Indi. Të paktën 93 persona kanë vdekur dhe 200 të tjerë janë shtruar në spital, pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se për të njëjtën arsye edhe dy javë më parë shumë persona të tjerë kanë humbur jetën në pjesën veriore të Indisë.

E ditur bëhet se alkooli që kanë konsumuar këta persona është prodhuar ilegalisht dhe se kushton shumë herë më pak se pijet e tjera alkoolike.

Në mesin e viktimave janë edhe disa gra të cilat punonin në plantacionet e çajit në Shten Assam. Një komision hetimor është ngritur për të shqyrtuar rastet dhe deri më tani është arrestuar vetëm një person që ka shitur alkoolin.

Article Logic
Execution time: 0.0027868747711182