INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që u përfol për bashkëpunimet me Tayna-n dhe Era Istrefin, AZET zgjedh një tjetër këngëtare shqiptare për projektin e rradhës [FOTO]

Ndërkohë që u përfol për bashkëpunimet me Tayna-n dhe Era Istrefin, AZET zgjedh një tjetër këngëtare shqiptare për projektin e rradhës [FOTO]

Publikuar më: 20:28 07-07-2020

Pak ditë më parë, Dhurata Dora publikoi projektin e saj më të ri, “Ferrari”, i cili u prit mjaft mirê. Por Dhurata nuk do të ndalet me kaq për këtë sezon veror. Ajo do të sjellë një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, i cili ftuar në “Prive” ka zbuluar edhe këngën që do realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që me sa duket do vijë në një version “Remake”.

Jo vetëm kaq, pasi Dhurata po xhiron një tjetër klip në Marbella të Spanjës në bashkëpunim me reperin e njohur KMN Azet. Dyshja është shfaqur në të njëjtat ambiente, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tyre ka publikuar një video ku u ka bërë tag, teksa xhirohet.

Kujtojmë se AZET është përfolur edhe për dy bashkëpunime të cilat do ishin super nëse do të realizoheshin, njërën me Era Istrefin dhe tjetrën me Tayna-n, por deri më tani asnjë nga këto projekte s'kanë dalë në jetë.

F7A48920-35F2-4739-8381-CA7E7AD00082-222x400.jpg684DBA69-5894-4F43-ACFE-DE0A22973C93-224x400.jpgA833E7C4-E094-411D-B3BA-E3144F30A8EE-185x400.png

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363